Distanca sjell ndarjen e futbollistit nga modelja braziliane

Distanca sjell ndarjen e futbollistit nga modelja braziliane

16:48, 04/09/2020
A+ Aa A-

Ish futbollisti argjentinas Ezequiel Lavezzi i ka dhënë fund romancës së tij me modelen e njohur braziliane Natalia Borges. Lajmi është dhënë nga mediat rozë në Brazil e Argjentinë, ndërsa dy protagonistët e kanë pranuar në heshtje, duke mos dhënë asnjë reagim.

Çifti Lavezzi-Borges tërhoqën vëmendjen gjatë periudhës së karantinës, pasi ishin vendosur në një nga ishujt Karaibe dhe ndanin vazhdimisht momentet e tyre më të bukura me fansat në rrjetet sociale.

Megjithatë pas përfundimit të karantinës, Lavezzi ka lëvizur në Europë, kryesisht në Itali e Francë, ndërsa modelja braziliane është rikthyer në New York, ku edhe punon prej disa kohësh, ndërsa distanca ka sjellë edhe ftohje të marrëdhënies mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco