Aktori bëhet baba për herë të dytë, ja dedikimi prekës për të bijën dhe bashkëshorten

Aktori bëhet baba për herë të dytë, ja dedikimi prekës për të bijën dhe bashkëshorten

15:29, 04/09/2020
A+ Aa A-

Giuseppe Zeno dhe Margareth Madè janë bërë prindër për herë të dytë. Aktori italian, ka publikuar një foto të vajzës Beatrice me bashkëshorten e tij, Margareth Madè. Me një citim të piktorit Vincent Van Gogh, Zeno i ka uruar mirëseardhjen vajzës së tij. 

“Mendoj se shoh diçka më të thellë, më të pafund, më të përjetshme se oqeani në sytë e një fëmije të vogël kur zgjohet në mëngjes dhe pëshpërit ose qesh sepse sheh diellin që ndriçon në krevatin e tij. Mirëserdhe Beatrice".

Ndërsa, ka falenderuar bashkëshortes së tij për familjes e bukur që i ka dhuruar. "Unë kurrë nuk do të falënderoj dot mjaftueshëm. Një familje e bukur, një pamje perfekte," shkruan aktori. Aktori dhe aktorja janë martuar në vitin 2016, dhe janë prindër edhe të vajze 3 vjeçare, Angelica-n. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco