Prej 1 muaji bashkë, aktori i njohur turk flet për lidhjen me ‘Ejlylin’

Prej 1 muaji bashkë, aktori i njohur turk flet për lidhjen me ‘Ejlylin’

14:42, 15/08/2020
A+ Aa A-

Aktorja turke Biran Damla Yilmaz tashmë është shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Ejlylit” në serialin “Lule të vetmuara”.

Së fundmi mediat turke zbuluan se aktorja 23-vjeçare është në një lidhje me aktorin Ilker Kaleli.

Sipas burimeve dyshja janë të lidhur prej 1 muaji dhe janë shumë të dashuruar.

Për lidhjen e tyre ka folur për herë të parë vetë Ilker Kaleli.

Ai u ndalua nga gazetarët teksa po merrte motorrin e tij. I pyetur për thashethemet e lidhjes me Biran Damla, aktori u përgjigj:

“Ne kemi një shoqëri shumë të mirë që ka zgjatur prej 1 muaji”. Më pas gazetarët e pyetën: “Le të themi ju shkoftë mbarë?”.

Aktori qeshi dhe u përgjigj: “Kjo është gjë private, nuk dua të flas shumë”, duke konfirmuar kështu se ata vërtet janë në një lidhje, por preferojnë që për momentin mos ta bëjnë publike./revistawho.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco