Një tjetër status i Kanye West merr vëmendjen, reperi i drejtohet Jay Z

Një tjetër status i Kanye West merr vëmendjen, reperi i drejtohet Jay Z

19:48, 14/08/2020
A+ Aa A-

Pas problemeve të shumta me Kim Kardashian, reperi i njohur Kanye West u nis në pushime me të dhe fëmijët për të rregulluar raportin e komplikuar mes tyre.

Ndjekësit e familjes Kardashian treguar se ky veprim i tyre shpëtoi martesën e dyshes, ndërsa Kanye i ka surprizyar të gjithë me postimin e fundit në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

“Sa shumë më mungon vëllai im”, ka shkruar ai krah videos ku shfaqet krah reperit të njohur Jay Z, me të cilin ka gëzuar një miqësi shumë të ngushtë.

Kujtojmë se marrëdhënia e dy reperëve u prish në vitin 2016, atëherë kur Kanye deklaroi publikisht se fëmijët e tyre nuk kishin luajtur asnjëherë bashke dhe se Jay Z duhet të vepronte vërtetë si një vëlla.

“Mos më telefono të më pyesësh si ndihem. Do të dish si ndihem? Eja në shtëpinë time. Silli fëmijët në shtëpi, të ulemi sikur jemi vëllezër. Nuk mund ta pranoi këtë gjë, fëmijët tonë as nuk kanë luajtur ndonjëherë bashkë”, shkroi West në statusin e tij 4 vite më parë, duke treguar se raporti me Jay Z nuk ishte më i njëjti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco