Parodistët e Vlorës kujtojnë detaje nga dasma e Vera Grabockës dhe Timo Fllokos

Parodistët e Vlorës kujtojnë detaje nga dasma e Vera Grabockës dhe Timo Fllokos

11:08, 14/08/2020
A+ Aa A-

Ata janë emblema e humorit shqiptar, sepse në karrierën e tyre numërojnë një sërë parodish e skeçeah.

E kemi fjalën për “Parodistët e Vlorës”, të cilët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të thumbojnë me lezet problemet dhe fenomenet e shoqërisë shqiptare.

Së fundmi kanë qenë të ftuar në “Pushime on Top”, Agron Hamo dhe Afrim Agalliu të cilët kanë kujtuar jo vetëm fillimet e karrierës së tyre, por edhe gjithë kujtimet që i lidhin me Vlorën qytetin e tyre të lindjes.

Ndër të tjera në intervistën me moderatorin, Flori Gjini ata kanë kujtuar edhe dasmën e një prej çifteve më të dashur të artit shqiptar, Timo Fllokos dhe Vera Grabockës.

“Ne kemi patur një kitarë që me të kemi martuar treçerekun e Vlorës. Në dasmë e Timo Fllokos kemi qenë me kitare ne, kur ka ardhur nuse Vera. Dasma fillonte që të hënën, ne këndonim serenata korçare, dhe këngë italiane por dihet që me pak kujdes”, kanë thënë dyshja simpatike e humorit.

Për ta Timo Flloko ka qenë gjithnjë idhull dhe frymëzim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco