U mbyll për shkak të pandemisë, Jonida Shehu tregon çfarë do ndodhë me emisionin e saj në sezonin e ri

U mbyll për shkak të pandemisë, Jonida Shehu tregon çfarë do ndodhë me emisionin e saj në sezonin e ri

19:01, 13/08/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte me Julka Gramon në “You&Me”, në NRG Radio, moderatorja e njohur Jonida Shehu ka zbuluar shumë gjëra për ditët e saj të pushimeve por edhe për sezonin e ri. Ashtu si shumë të tjerë, Jonida ka pushuar në Shqipëri për shkak të pandemisë por ajo është shprehur se pushimet brenda vendit ka zgjedhur shpeshherë t’i bëjë, sidomos deri sa vogëlushja e saj Kristal u bë 2-vjeç. Ashtu si çdo nënë edhe Jonida ka patur frikë të largohet për shkak të virozave të stinës dhe ka qëndruar brenda vendit me vajzën dhe bashkëshortin.

“Nga viti i kaluar kemi zgjedhur të pushojmë me grupin e madh të shoqërisë, bëhemi 22 veta gjithmonë dhe brenda apo jashtë vendin ia kalojmë shumë mirë”. E pyetur nga Julka për problemet që has tek pushimet në vendin tonë, Jonida ka zgjedhur mos të komentojë në fillim për shkak të pandemisë, megjithatë pas këmbënguljes së moderatores, Shehu ka treguar se pushimet këtu çalojnë në shumë gjëra të vogla si psh ushqimi dhe këto vogëlsira e prishin ndonjëherë atë gjënë e madhe.

Sigurisht moderatorja e “Soiree” nuk mund të linte pa folur edhe për sezonin e ri të emisionit të saj dhe çfarë do ndodhë me të, duke qenë se ishte ndêr të parët që u mbyll për shkak të pandemisë. Jonida tregoi se duke qenë se akoma lajmet janë kontradiktore për virusin, nuk kanë marrë akoma një vendim megjithatë gjasat janë që ajo bashkë me emisionin e saj ta bëjnë këtë vit pushim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco