Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Pamjet e shtëpisë në California të Harry-t dhe Meghan janë thjesht përrallore

Pamjet e shtëpisë në California të Harry-t dhe Meghan janë thjesht përrallore

14:42, 13/08/2020
A+ Aa A-

Kërkimi i normalitetit.

Ky gurthemel i rëndësishëm është baza e lëvizjes të vazhdueshme të Harry dhe Meghan.

Në më pak se 7 muaj pasi ata braktisën angazhimet e tyre zyrtare kanë ndryshuar tre herë vendbanimine tyre.

Ndërsa tani sipas disa tabloideve amerikan Meghan dhe Harry i kanë dhënë lamtumirën Los Angeles pasi kanë blerë një vilë në Santa Barbara për të qëndruar përfundimisht aty.

‘Çfiti është zhvendosur që në korrikun që lam pas për një jetë sa më normale të jetë e mundur’  deklaroi një burim pranë tyre.

Image

Dhe së fundmi janë publikuar foto të rezidencës së re.

E njohur si “Riviera e Amerikës”, Santa Barbara ka aeroportin e vet, një klub Polo, ku Princi Uilliam luan dhe shumë të pasur.

Rezidenca 2136 metër katrorë, ka një bibliotekë, 14 tualete, kopshte me trëndafila dhe shatërvanë.

Ekziston edhe një teatër në natyrë dhe një liqen artificial ku mund të peshkosh.

Për blerjen e shtëpisë, për të cilën thuhet se Harry dhe Meghan kanë paguar 14.7 milionë $ në Santa Barbara, ka ndihmuar babai i Harry-t, Princi Charles.

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco