Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

 Tyson është akoma ‘Iron Mike’,  ja çfarë bën gjatë stërvitjes

Tyson është akoma ‘Iron Mike’, ja çfarë bën gjatë stërvitjes

13:52, 13/08/2020
A+ Aa A-

Kanë kaluar 15 vjet nga ndeshja e tij e fundit në ring, megjithatë për Mike Tyson, koha nuk duket se ka kaluar kurrë.

Boksieri amerikan, në një video me lëvizje të ngadaltë gjatë një seance stërvitore me Rafael Cordeiro, dëshmon se ai është akoma "Iron Mike" dhe nuk e ka humbur fuqinë që ishte dikur.

Image

Boksieri i jashtëzakonshëm amerikan i konsideruar si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave po përgatitet për rikthimin e tij në ring më 28 nëntor.

Kampioni i peshave të rënda ka treguar se akoma gëzon një fizik të shkëlqyer në stërvitje dhe grushtimi i tij duket si në kohërat më të mira.

Gjithashstu Tayson paralajmëroi kundërshtarin e tij disa ditë më parë:

'Unë do ta rrëzoj atë edhe nëse është kundër rregullave.Dua të tregoj që jam akoma i aftë’.

Dhe nga pamjet duket se nuk ka dyshime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco