Pasi u bënë prindër me një vajzë, kjo është fotoja e parë e Joe dhe Sophie që tregon lodhjen e tyre

Pasi u bënë prindër me një vajzë, kjo është fotoja e parë e Joe dhe Sophie që tregon lodhjen e tyre

21:14, 12/08/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë Joe Jonas dhe Sophie Turner u bënë prindër me një vajzë të cilën e quajtën Willa.

Pas këtij momenti dyshja është treguar mjaft e kujdesshme të ruajë privatësinë maksimale me të voglën e tyre.

Megjithatë ka qenë Jonas ai i cili ka ndarë foton e parë me bashkëshorten në ‘Instastory’, ku ka qenë e dukshme pagjumësia e tyre.

“Vendosni një maskë”, ka shkruar Joe krah fotos me Sophie-n, duke anashkaluar lodhjen e tyre.

Kujtojmë se çifti ka vendosur që të jetë sa më privat me fëmijën e tyre të parë. Ata arritën ta mbanin shtatzëninë e Turner për shumë muaj larg vëmendjes së mediave rozë dhe duket se kështu do të jetë edhe në muajt e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco