Fero tallet keq me Robert Berishën për pagesat që merr në koncerte

Fero tallet keq me Robert Berishën për pagesat që merr në koncerte

12:04, 12/08/2020
A+ Aa A-

Fero është kapur keq me Robert Berishën, pas një deklaratë të këtij të fundit që ofendonte reperin.

Ai ka bërë mbrëmë një sërë postimesh ku tallet me tarifat e koncerteve të Robertit, pasi një fans i shkroi Feros se këngëtari kishte kënguar për 400 euro në një festë në shtëpinë e tij.

Fero nisi vargun e postimeve tallëse pas një deklaratë të vjetër të Robertit, i cili i vënë përballë zgjedhjeve mes Flori Mumajesit dhe Feros, u iu drejtua Eneda Tarifës duke i thënë: “Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”.

Image

Me sa duket kjo deklaratë për moshën e tij, nuk është pritur mirë nga reperi Fero, i cili shprehet se tani që është periudhë pandemie, Roberti mund ta ulë pazarin në 215 euro.

Image

'Tash për COVID 19 o ngjendje me ardh me 215 euro per 4 data koncerte apo ahengje.

Image

Ky është emri juaj i ri ROBELTI”. Një ndjekës i kishte bërë replikë në një nga postimet dhe i thotë se për ahengje familjare, Roberti i kishte shkuar për 400 euro.

Image

'Robert Berisha kur tvi nKosov jom ka du me bo 1 grill me shoqni edhe po tpaguj sa e ki qmimin me na bo atmosfer qaty pak”, përfundon Fero.

Roberti ende nuk ka reaguar për këto postime, por ai së fundi do të bëhet pjesë e një spektakli të ri që titullohet “Robi plaket kur don vet”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco