Për herë të parë publikohet foto e Silvio Berlusconit me të dashurën e tij Marta Fascina

Për herë të parë publikohet foto e Silvio Berlusconit me të dashurën e tij Marta Fascina

10:34, 12/08/2020

E përjavshmja ‘Chi’ ka botuar ekskluzivisht në numrin e sotëm imazhet e Silvio Berlusconit dhe të dashurës së tij Marta Fascina të kapur për dore.

Ish presidenti i Milan-it  po kalon pushimet së bashku me fëmijët e tij në Villa Certosa në Sardenjë.

Të dy të shoqëruar nga djali i Silvios, Luigi u larguan nga vila për të vizituar jahtin e ri të Ennio Doris një nga miqtë më të ngushtë të tij.

Për të arritur deri atje Silvio Berlusconi i lejoi vetes për herë të parë një gjest butësie në publik me Marta Fascinën, duke ecur përgjatë skelës dorë për dore.

Një dorë që ish kryeministri vazhdonte ta shtërngonte teksa ecte raporton ‘Chi’.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco