Dhunoi të dashurën, aktorin turk e përjashtojnë nga seriali por ai bën të papriturën

Dhunoi të dashurën, aktorin turk e përjashtojnë nga seriali por ai bën të papriturën

23:26, 11/08/2020

Pak ditë më parë lajmi se aktori turk Ozan Guven ka dhunuar të dashurën e tij bëri bujë në mediat turke. Aktori të cilin e kemi parë në një prej roleve të serialit “Sulejmani i madhërishëm”, i mohoi akuzat.

Madje sipas tij ishte e dashura ajo që e kishte dhunuar atë. Të dy publikuan foto ku tregonin shenjat e shkaktuara nga dhuna fizike. E dashura e aktorit deklaroi se shkak për sherrin e tyre ishte bërë xhelozia ndërsa aktori akuzoi se ajo e kishte kërcënuar se do i shkatërronte karrierën.

Pas skandalit që pushtoi mediat, kompania e serialit “Babil”, ku Ozan Guven luan, ka vendosur ta shkëpusë kontratën me aktorin. Mirëpo ky i fundit nuk ka pranuar dhe ka kërkuar një shumë të majme për t’u larguar. Seriali “Babil” së shpejti do të transmetohet edhe në TV Klan premierë ekskluzive.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco