Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Një udhëtim me biçikleta drejt Petrelës, reagimi i Mariza Ikonomit nga merimanga do ju bëjë të qeshni të gjithëve

Një udhëtim me biçikleta drejt Petrelës, reagimi i Mariza Ikonomit nga merimanga do ju bëjë të qeshni të gjithëve

21:54, 11/08/2020
A+ Aa A-

Episodi i tretë i “Who Likes Tirana” ka bërë bashkë personazhet e njohur si Mariza Ikonomi, Isida Mollaymeri, Florian Agalliu, Erion Dushi në një udhëtim me biçikleta drejt fshatit të Petrelës, i cili ndodhet 15 km larg Tiranës.

Mes muzikës dhe humorit duket se personazhet e radhës në këtë episod kanë shijuar çdo moment gjatë udhëtimit me biçikletë, i cili i ka përfshirë të gjithë.

Megjithatë në momentin e pushimit duket këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi ka kaluar një situatë e cila i ka bërë të qeshin të gjithë. Në video duket se si Mariza është trembur teksa një merimangë i ka vajtur në trup. Pas këtij momenti nuk kanë munguar dhe reagimet e të pranishmëve të tjerë.

Episodi i tretë është mbyllur mes muzikës dhe kërcimit në mesin e natyrës, duke i lënë takimin e radhëve ndjekësve të premten e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco