‘Prezanton si të ishte në kafe’ Alesia Bami ka një përgjigje për Xhensila Peren

‘Prezanton si të ishte në kafe’ Alesia Bami ka një përgjigje për Xhensila Peren

09:31, 11/08/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, Xhensila Pere ka folur për marrëdhënien e saj me Alesia Bamin, pas disa përplasjeve virtuale që kanë pasur pak kohë më parë, kur ish-banorja e Big Brother tha se ajo prezanton si të ishte në kafe.

Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe, në Edicionin Veror në ABC News, Xhensila tha se edhe sot e kësaj dite e mendon që Alesia është një vajzë shumë e bukur, por nuk bën për punën që aktualisht ka.

Për më tepër, Xhensila shtoi se nëse do ta shihte në rrugë Alesian, do t’i përsëriste të njëjtin mendim që ka për të. E ftuar kësaj here në “Pushime on Top”, Alesia ka folur për kritikat drejtuar asaj duke u shprehur se në fakt nuk ndjen konkurrencë, pavarësisht fjalëve që fliten për të.

“Kam më shumë miq se sa mikesha, kam edhe shoqe por jashtë televizionit. Nuk e di se çfarë kanë me mua. Nuk e di seç kanë diçka që duan të sulmojnë”- është shprehur moderatorja, pa dashur ta cekë më shumë këtë temë.

Gjatë intervistës, Alesia zbuloi se kësaj here, brenda programit “E diell”, do të ketë edhe një projekt të sajin, të cilin mbetet ta zbulojmë së shpejti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco