Nga ‘Xhenet’ tek ‘Lalin’, një detaj që nuk e dinit për rolet e Almila Adës

Nga ‘Xhenet’ tek ‘Lalin’, një detaj që nuk e dinit për rolet e Almila Adës

08:13, 11/08/2020
A+ Aa A-

Aktorja turke Almila Ada u bë shumë e njohur në Shqipëri dy vite më parë, me rolin e “Xhenetit”, një serial shumë i ndjekur dhe i suksesshëm.

Së fundmi Almila është rikthyer sërish në ekranin shqiptar, por me një rol të ri, në serialin “Lule të vetmuara”.

Ajo i është bashkuar kastit të vajzave jetime dhe është bërë pjesë e grupit të tyre shoqëror

. Por ajo që nuk dini është se këtë rol Almila e ka luajtur përpara “Xhenetit”.

Asokohe aktorja nuk ishte aq e famshme.

Ajo do të luajë në disa episode të “Lule të vetmuara” e më pas nuk do e shohim më në serial.

Por mesa duket “Lule të vetmuara” ishte projekti që i hapi dyert drejt suksesit Almilës e cila më pas luajti në rolin e “Xhenet”.

Ky ishte seriali që i dha famë jo vetëm në Turqi, por në shumë vende të botës ku u transmetua.

Sot Almila Ada është 26 vjec dhe përpos karrierës në aktrim, ajo ushtron edhe profesionin e saj baletin për të cilin ka studiuar.

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco