Pas martesës, 'Kuzgun' nis muajin e mjaltit dhe fotografohet në momente intime me bashkëshorten

Pas martesës, 'Kuzgun' nis muajin e mjaltit dhe fotografohet në momente intime me bashkëshorten

20:40, 10/08/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë aktori shumë i njohur turk, Baris Arduç i dha fund beqarisë. Ai u martua me partneren e tij Gupse Ozay pas 6 vitesh lidhje. Çifti u kurorëzuan me një ceremoni të thjeshtë që nga organizimi e deri tek veshja e tyre.

Gupse nuk kishte zgjedhur fustanin klasik të nusërisë dhe u shfaq me një fustan të bardhë të shkurtër dhe as Baris nuk u shfaq me kostumin e dhëndrit por me pantallona e këmishë të bardhë. Për shkak të pandemisë çifti nuk organizuan një dasmë sipas traditave dhe të ftuar kishin vetëm familjarët e miqtë e ngushtë.

 Pas martesës, Gupse dhe Baris kanë nisur muajin e mjaltit. Çifti ndodhen në destinacionin turistik Çeshme ku janë fotografuar nga paparacët teksa shijonin pushime. Mediat turke shkruajnë se Gupse nuk ngopej duke e puthur Barisin, momente private të cilat janë fotografuar edhe nga paparacët.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco