‘Kemi 12 vite që pëlqehemi’, Dj Sardi flet për jetën private dhe zbulon planet e dasmës

‘Kemi 12 vite që pëlqehemi’, Dj Sardi flet për jetën private dhe zbulon planet e dasmës

19:14, 10/08/2020
A+ Aa A-

Jeta e tij private ka shkaktuar kuriozitet dhe ka qenë gjithmonë mjaft e komentuar. Bëhet fjalë për Dj Sardin, i cili më në fund ka folur për lidhjen e tij të dashurisë. Në një intervistë për “Story”, Sardi tregon se pëlqehen prej 12 vitesh por nuk zbulon më shumë detaje.

“Zgjodha atë, dhe jo faktin që është e panjohur. Mund të them që është shumë interesante dhe kemi 12 vite që pëlqehemi. Më në fund ia gjetëm telat njëri-tjetrit!”, shprehet ai. Sardi ka folur edhe për unazën që mban në gisht dhe me sa duket dasma është në planet e tij të afërta. “Është një premtim që i kam bërë partneres, se do e dua gjithmonë. Dasmën kemi menduar diçka interesante, po s’dua ta zbuloj pa ardhur momenti”, tregon dj i njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco