Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Eduarti dhe Joni e paskan një gjë të përbashkët dhe Arbana e tregon me kënaqësi

Eduarti dhe Joni e paskan një gjë të përbashkët dhe Arbana e tregon me kënaqësi

11:00, 10/08/2020
A+ Aa A-

Arbana Osmani po shijon disa ditë pushimi dhe relaksi para se të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë!

Moderatorja shqiptare, është në javët e fundit të shtatzënisë dhe para se të bëhet nënë sërish dhe të kujdeset për të voglin e saj, po kujdeset për dy dashuritë e mëdha partnerin Eduart dhe djalin Jon.

Ajo ka ndarë së fundmi një imazh të të dyve, ku tregon se kanë një gjë të përbashkët, të zgjohen shpejt në mëngjes.

Eduarti dhe Joni shfaqen duke ngrënë të dy mëngjes pranë njëri tjetrit, ndërsa Arbana filmon atmosferën e ngrohtë familjare.

Image

Ende nuk është konfirmuar nga çifti gjinia e bebushit, por prej kohësh është përfolur se moderatorja dhe regjisori i njohur po presin një djalë.

Ky do të jetë djali i dytë i Arbanës, pas vogëlushit Jon nga martesa e saj e parë dhe fëmija i parë për Eduartin.

Po ashtu, moderatorja është në muajin e fundit të shtatzënisë pasi më herët është shprehur se këtë verë, në vend të pushimeve do të shkojë në maternitet për të lindur.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco