Bashkëpunimi me J Balvin i sjell një tjetër sukses, Dua Lipa kryeson top listat latine

Bashkëpunimi me J Balvin i sjell një tjetër sukses, Dua Lipa kryeson top listat latine

19:53, 08/08/2020
A+ Aa A-

Bashkëpunimi i Dua Lipës me J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy po rezulton mjaft i suksesshëm. “Un dia” renditet e para në sondazhin e “Hot Latin Songs”.

Bashkëpunimi i tyre, publikuar në 24 korrik, rrëzoi nga froni një bashkëpunim tjetër nga Black Eyed Peas, Ozuna dhe J.Rey Soul me këngën “Mamacita” që qëndroi në top listë për tre javë rresht.

Kjo këngë shënon dhe debutimin e Dua Lipës në top listat latine dhe kryeson në cdo top listë latine në Billboard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco