Prokuroria nuk i ndahet ‘Zogut të Tiranës’, zgjasin hetimet

Prokuroria nuk i ndahet ‘Zogut të Tiranës’, zgjasin hetimet

18:13, 08/08/2020
A+ Aa A-

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë ka vendosur t’i shtyjë edhe tre muaj të tjera hetimet ndaj çështjes në ngarkim të Hermes Nikajt.

Mësohet se para pak ditësh, 26-vjeçari është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ku i është komunikuar nga oficerët e Policisë Gjyqësore shtyrja e hetimeve sërish edhe me tre muaj të tjerë shqyrtim të çështjes për akuzat e prostitucionit.

Hermes Nikaj u lirua nga qelitë e paraburgimit 3 muaj më parë nëpërmjet një garancie pasurore dhe vazhdon të jetë në ‘Arrest shtëpie’ me rregulla të rrepta dhe me disa kushte, si mbajtja me detyrim e një monitori në këmbë gjatë gjithë kohës.

Gjithashtu, me lirimin e tij në datën 13 maj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor e urdhëron personin nën hetim të qëndrojë dhe të mos lëvizë pa leje të instancave përkatëse nga banesa e tij, që ndodhet në një zonë elitare të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco