Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip rrezikojnë të mbeten të bllokuar në Skoci

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip rrezikojnë të mbeten të bllokuar në Skoci

15:42, 08/08/2020
A+ Aa A-

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip rrezikojnë të mbeten të izoluar në rezidencën skoceze në Balmoral, ku ato janë atje prej disa ditësh pasi kaluan muajt e izolimit në kështjellën e Windsor.

Por siç është raportuar nga BBC në fakt ditët e fundit në Skoci ka filluar të rritet përsëri numri i të prekurëve me Covid-19.

Në veçanti në qarkun e Aberdeenshire ku dhe kryeminstri skocez është dashur të shpallë masa të reja për këtë qark si kufizimi i orëve të hapjes së bareve dhe restoranteve dhe jo udhëtime të pa nevojshme.

Por kështjella Balmoral ku Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip synojnë të kalojnë pushimet e verës deri në fillim të tetorit është relativisht jo shumë larg ( rreth 43 milje) nga qyteti ku kanë filluar kufizimet.

Prandaj ato mund të mbeten te izoluar nëse situate përkeqësohet.

Me çiftin ka disa anëtarë të stafit të cilët iu nënshtruan dy jave karantine para ardhjes së sovranes.

Siç raportohet nga Daily Mail, stafi do të minimizojë kontaktin me botën e jashtme në mënyrë që të mos krijojë probleme për mbretereshën dhe princin.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco