Është marrë vendimi, ja çfarë ka vendosur Juve për Sarrin

Është marrë vendimi, ja çfarë ka vendosur Juve për Sarrin

14:27, 08/08/2020
A+ Aa A-

Aventura e Maurizio Sarri në stolin e Juventusit ka përfunduar: klubi ka vendosur të shkarkojë trajnerin dhe mungon vetëm komunikimi zyrtar.

Eleminimi në Ligën e Kampionëve në raundin e dytë me Lyon, i kombinuar me ndjenjën e dobët me skuadrën dhe disa qëndrime që kurrë nuk u pranuan  nga pronarët e bënë të pamundur rikonfirmimin e tij.

Pas ndeshjes së mbrëmshme Andrea Agnelli kishe thënë se dëshironte të merrte kohë për të vendosur se çfarë do të bëntë por në realitet koha nuk priste.

Tani presidenti i Juvventuesit menjëherë do të kërkojë një zëvëndësim dhe për momentin ka tre kandidatë: Simone Inzaghi, Zidane dhe për çudi, Roberto Mancinin. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco