Me cilin nga prindërit e Stresit shkon më mirë? Ja si përgjigjet Keisi

Me cilin nga prindërit e Stresit shkon më mirë? Ja si përgjigjet Keisi

11:24, 08/08/2020
A+ Aa A-

Keisi dhe Stresi janë një nga çiftet më të përfolur të momentit.

Vetëm pak kohë më parë ata konfirmuan se ishin kthyer bashkë me anë të një fotoje ku shiheshin duke folur në telefon me njëri-tjetrin.

Me sa duket çifti ka lënë pas çdo keqkuptim dhe tani jan mjaft të lumtur bashkë, madje po mendojnë edhe për dasmën.

Një ndjekës e ka pyetur për këtë dhe ajo është përgjigjur në kanalin e saj në “Youtube”.

“Aktualisht, prej pandemisë nuk mund ta bëjmë. Por di të them që kur të bëj dasmë, do të bëj një dasmë të madhe. Dua dasmë gjigante,”– tregoi Keisi.

Ajo është pyetur edhe për marrëdhëniet me prindërit e Stresit.

“Unë flas dhe shkoj shumë mirë me mamin e Stresit, por do veçoja babain e tij. Me të flas më mirë, dhe shkoj shumë më mirë me të”, u shpreh ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco