Bes Kallaku bën dedikimin prekës për biznesmenin që u gjet pa jetë në kompleksin luksoz

Bes Kallaku bën dedikimin prekës për biznesmenin që u gjet pa jetë në kompleksin luksoz

10:50, 08/08/2020
A+ Aa A-

Eugert Lazaj, 37 vjeç u gjet i vdekur mëngjesin e 30 korrikut në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës.

Policia e Shtetit raportoi se i riu u gjet i vdekur në shtëpi dhe se ngjarja dyshohet se është vetëvrasje.

Si duket, Lazaj paska patur një miqësi të ngushtë me aktorin e humorit Bes Kallaku, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një postim mjaft prekës.

Aktori i mirënjohur ka shpërndarë një foto me të ndjerin, teksa duket se i ka dhënë lamtumirën një njeriu mjaft të rëndësishëm në jetën e tij dhe këtë ai e tregoi me fjalët e ndjera që shkroi bashkëngjitur me foton.

'Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin.Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!”

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco