Kate Middleton e vë për herë të parë maskë në publik

Kate Middleton e vë për herë të parë maskë në publik

21:37, 07/08/2020
A+ Aa A-

Kate Middleton është parë për herë të parë me maskë në një shoqatë për fëmijë.

Dukesha e Kembrixhit ka vizituar një bankë për fëmijë, ku ajo ndihmoi punëtorët dhe foli me familjet që mbështeten në shërbim, shkruan The Independent.

Të martën, Kate Middleton vazhdoi punën e saj të gjatë në mbështetjen e familjeve me një udhëtim në Baby Basics UK në Sheffield.

Pas vizitave private në Baby Basics West Norfolk në fillim të këtij viti, ku Dukesha dëgjoi më shumë për nevojën e bankës për fëmijë për donacione, ajo dhuroi artikuj për bebe nga markat dhe shitësit.

Në total, nëntëmbëdhjetë marka, duke përfshirë John Lewis, Matalan, The White Company dhe Jojo Maman Bebe kanë dhuruar artikuj për Baby Basics, Little Village dhe AberNunitiesunities, të cilët operojnë banka për fëmijë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë vizitës, Dukesha ndihmoi në shkarkimin e paletave të donacioneve përpara se të fliste me familjet për përvojën e tyre me bankat për fëmijë.

“Gjatë muajve të fundit, unë kam dëgjuar nga familjet që janë mbështetur nga bankat e fëmijëve gjatë kohërave më të vështira dhe jam tërhequr shumë nga historitë e tyre,” tha Kate.

“Të kesh një vend për t’u drejtuar për ndihmë është e rëndësishme për të gjitha familjet dhe bankat e fëmijëve punojnë çdo ditë, lart e poshtë vendit, për të siguruar ndihmë të menjëhershme, të prekshme dhe praktike për prindërit dhe kujdestarët kur ata kanë më shumë nevojë”, shtoi ajo.

“Bankat për fëmijë drejtohen nga vullnetarë të mrekullueshëm, duke demonstruar fuqinë e frymës së komunitetit në mbështetjen e familjeve dhe bashkimin për të rritur brezin e ardhshëm. Falë zemërgjerësisë së kompanive që marrin pjesë në këtë iniciativë, bankat e fëmijëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të jenë në gjendje të mbështesin edhe më shumë familje gjatë kësaj kohe veçanërisht sfiduese”, janë fjalët e dukeshës.

Ajo tha se nga një vizitë e mëparshme kishte qarë pasi ishte kthyer në shtëpi, ngase historitë që dëgjoi e emocionuan atë.

Në atë vizitë, Kate kishte veshur një fustan të bardhë dhe kishte vendosur maskë në fytyrë, e cila ishte nga marka Amaia London.

Bankat e fëmijëve synojnë të mbështesin dhe fuqizojnë familjet duke siguruar që çdo fëmijë të ketë gjësendet thelbësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco