Ndryshimet e motit prishin planet e të gjithëve, Arditi e shijon detin edhe në këtë formë

Ndryshimet e motit prishin planet e të gjithëve, Arditi e shijon detin edhe në këtë formë

22:08, 06/08/2020
A+ Aa A-

Temperaturat tepër të larta në fundin e muajit korrik kanë sjellë këto ditë rreshje shiu në të gjithë vendin, përfshirë këtu edhe zonat bregdetare.

Moti i paqëndrueshëm duket se i ka prishur planet e të gjithë pushuesve, përfshirë këtu edhe personazheve të njohur të cilët janë duke shijuar jugun e Shqipërisë.

Edhe moderatori i njohur, Ardit Gjebrea duket se ka provuar të njëjtin fat pasi aktualisht ai ndodhet në Sarandë.

“Doli dielli”, ka shkruar Arditi në foton ku shfaqet në mes të detit dhe i është gëzuar rrezeve të sotme.

Ndonëse moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me siguri të gjithë do ta gjejnë një menyrë se si të argëtohen dhe t’i shijojnë pushimet e tyre.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Doli dielliiiiii ?????

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco