Meral më në fund zgjohet nga koma, nesër në “Lule të vetmuara”

Meral më në fund zgjohet nga koma, nesër në “Lule të vetmuara”

21:18, 06/08/2020

Banu lind bebin por ka vendosur t’ja japë një çifti. Kader lëndohet kur e mëson këtë. Kader kërcënon se do vrasë veten nëse Banu e shet bebin. Banu detyrohet ta mbajë bebin.

Lalin zhgënjehet pasi nuk e lejojnë ta takojë të atin. Prindërit birësues heqin dorë nga bebi i Banus. Banu ia vë fajin Kaderit. Songyl i tregon Gynejit se Banu e solli në jetë fëmijën.

Defne merr përgjigjen e analizave të ADN-së dhe mëson se ajo nuk është vajza e Nazanit. Defne shpërthen në lot në mes të rrugës. Meral më në fund del nga koma. Ajo gjen pranë vetes mikeshat e saj të cilat gëzohen kur e shohin.

Defne shkon në shtëpi dhe përqafon të ëmën duke iu lutur të mos e braktisë. Songyl sheh nënën e Gynejit duke i dhënë para Kaderit dhe kupton gjithçka. Songyl përballet me Kaderin dhe e qëllon me shuplakë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco