Rrëfehet Michelle Obama: Po vuaj nga një depresion i shkallës së ulët

Rrëfehet Michelle Obama: Po vuaj nga një depresion i shkallës së ulët

12:35, 06/08/2020
A+ Aa A-

Michelle Obama ka zbuluar se po vuan nga depresioni i nivelit të ulët për shkak të gjendjes aktuale në të cilën ndodhet bota.

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, e cila është e martuar me ish-Presidentin Barack Obama, tha se po përjeton ulje-ngritje emocionale për shkak të pandemisë së koronavisursit.

Duke folur në podkastin e saj, Michelle tha: “E di që po luftoj me depresion të nivelit të ulët. Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të konflikteve racore dhe thjesht duke e parë këtë mënyrë administrimi, hipokrizinë e tij, nga njëra ditë në tjetrën, është dëshpëruese”.

Ajo po vuan nga pagjumësia dhe nga pamundësia për t’u marrë me aktivitet fizik për shkak të gjendjes mendore në të cilën është.

Michelle shtoi: “Zgjohem në mes të natës, sepse jam e shqetësuar për diçka ose ndjej sikur diçka më rëndon”. Ajo shtoi gjithashtu se është rraskapitëse të zgjohesh me lajmin se një tjetër jetë e një personi me ngjyrë është marrë, ose në një mënyrë apo në një tjetër ky person mund të jetë lënduar, grabitur apo akuzuar për diçka”.

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara nuk nguroi të jepte edhe një këshillë për të gjithë ata që kanë probleme me depresionin: “Ulje-ngritjet emocionale kërkojnë ;të njihni veten’ dhe ‘gjërat që ju japin kënaqësi’”.

Për shkak të pandemisë, ajo tha se ka patur më shumë mundësi për të kaluar kohë me partnerin, si dhe me vajzat, Malia-n, 22 vjeç dhe me Sasha-n, 19 vjeç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco