Beyonce zgjedh stilistët shqiptarë në projektin e fundit

23:43, 04/08/2020
A+ Aa A-

Beyonce dhe Jay Z sollën pak ditë më parë projektin e tyre muzikor të titulluar ‘Black is king’,  i cili pati sukses të menjëhershëm. Përveç kauzës e cila u “përqafua” nga të gjithë fansat e dyshes, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishin dhe veshjet e zgjedhura për të kuruar plotësisht imazhin e tyre.

Pjesë e këtij projekti gjigand nga dyshja e njohur kanë qenë dhe stilistët kosovar, Kujta dhe Meri të cilët kanë krijuar disa nga veshjet e tyre për ‘Black is King’.

Ata kanë shprehur në rrjetet sociale emocionet e një bashkëpunimi kaq të suksesshëm, i cili është duartrokitur nga të gjithë ndjekësit.

“Jo i lehtë, por shumë motivues, ka qenë rrugëtimi për krijimin e disa pjesëve të filmit të shkurtër të Beyonce ‘Black is King’. Pamja e divës në Kujta & Meri ka qenë, deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar nga duart tona të palodhshme. @beyonce, ti do jesh motivimi ynë i pafund në krijimin e artit dhe avancimin e talentit tonë përtej oqeanit. Krijimtaria jonë në shërbimin tuaj është dëshmia jonë më e madhe. I adhuroj njerëzit si ju”, kanë shkruar stilistët në llogarinë e tyre.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Beyonce vishet nga stilistët kosovarë, pasi dhe disa muaj më parë ajo zgjodhi stilimet e tyre në tapetin e kuq të ‘Grammy’s Award’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco