Aktori Sean Penn martohet për herë të tretë

Aktori Sean Penn martohet për herë të tretë

22:39, 04/08/2020
A+ Aa A-

Aktori i njohur, Sean Penn, e ka kurorëzuar dashurinë me martesë, shkruajnë mediat e huaja.

Aktori Sean Penn është martuar për herë të tretë  me aktoren Leila George, e cila është 31 vjet më e re se ai.

Sean ka katër vjet që ka filluar takimet me aktoren e cila ka luajtur në filmat :“Mortal Engines”,Jurassic World”, Vincent D’Onofrio. Babai i saj është vetëm një vit më i vjetër se aktori.

Martesa e tyre sekrete u zbulua nga Irena Medavoy, gruaja e producentit të “Black Swan”, Mike Medavoy, gjersa postoi një mesazh urimi në rrjetet sociale.Në një postim në Instagram.

“Jemi kaq të lumtur që Leila George dhe Sean Penn u martuan”, u shpreh ajo.

Sean ka qenë i martuar më parë me këngëtaren  e muzikës pop, Madonna nga 1985 deri në 1989 përpara se të martohej me aktoren Robin Wright.Dyshja kanë qenë të martuar për 14 vite e para se të divorcoheshin në vitin 2010.Sean ka qen po ashtu i lidhur me aktoren Charlize Theron nga 2013 deri në 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco