Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Dueti i famshëm me Florin? Alban Skënderaj foli seriozisht, por i bëri të gjithë edhe me shumë konfuzë

Dueti i famshëm me Florin? Alban Skënderaj foli seriozisht, por i bëri të gjithë edhe me shumë konfuzë

17:46, 04/08/2020
A+ Aa A-

Disa ditë më parë, dy kantautorët e njohur Albani dhe Flori ishin të ftuar në ditëlindjen e Arilena Arës. Prej aty ata publikuan shumë momente humori pranë njëri-tjetrit, duke folur për një bashkëpunim dhe rivalitetin mes tyre.

Më pas Flori publikoi një video në Instagram, ku me nota humori shprehej se nuk do të ketë këngë të re, pasi nuk do që t’i lutet Albanit, i cili deri më tani nuk i ka kërkuar asnjë këngë të përbashkët edhe pse ka qenë shpesh herë në studion e Florit.

Postimet vazhduan më tej, edhe pse çdo gjë mbeti në kuadrin e shakasë. Por a do të ketë vërtet një bashkëpunim dhe si është raporti mes tyre? Alban Skënderaj ka folur seriozisht mbi këtë, teksa ishte i ftuar në “Edicioni veror”.

“Neve jemi miq shumë të mirë, që ndër vite ndoshta nuk na ka lidhur shumë puna, por ato pak herë që jemi takuar kemi kaluar shumë mirë. Nuk do thoja se ka një këngë por ka një lojë do thoja unë. Është një lojë do thoja unë që duket se është hapur dhe nuk e di deri ku do shkojë. A do kurorëzohet me një këngë? Nuk e di! Duhet të pyesni Florin. Është sfidë e madhe se ne jemi rivalë në fund të ditës…jo se bëj shaka. Ky rivaliteti i famshëm mes meje dhe Florit, që realisht nuk ekziston, por neve na pëlqen shumë se si e shohin njerëzit si lojë dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit. Por nuk e di se kush do ta bëjë këngën. Dëshira patjetër që është. Ne e repektojmë shumë njëri-tjetrin si artistë, si njerëz kështuqë pse jo në të ardhmen”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco