Më në fund një nga miqtë e saj të shumtë VIP, i del në mbrotje Ellen Degeners

Më në fund një nga miqtë e saj të shumtë VIP, i del në mbrotje Ellen Degeners

14:42, 04/08/2020
A+ Aa A-

Ellen DeGeneres do të rikthehet për të drejtuar sezonin e 18-të të emisionit të saj, ndërsa hetimet mbi akuzat për një vend toksik pune vijojnë.

Emisioni po akuzohet nga ish-punonjës se ka pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e punës, por pavarësisht kësaj, Ellen është vendosur të rikthehet me një slogan mjaft të veçantë në këtë periudhë:

“Be Kind” për sezonin e saj të 18-të.

Pretendimet më të fundit ishin se ajo do të zëvendësohej nga emra të njohur si Sean Hayes, Kristen Bell, Melissa McCarthy apo edhe mikja e saj Jennifer Aniston.

Dhe ndonëse shumë të famshëm pretendojnë se janë miq me moderatoren, askush nuk e ka mbështetur publikisht të paktën deri sot, kur këngëtarja Katy Perry theu heshtjen.

 Këngëtarja shtatzënë, 35 vjeç, hyri të martën në Twitter për të lavdëruar luftën e vazhdueshme të moderatores 62-vjeçare për barazi dhe këmbënguli se ajo kishte pasur vetëm eksperienca pozitive me Ellen.

“E di që nuk mund të flas për përvojën e askujt tjetër përveç times, por dua të pranoj se kam pasur vetëm përshtypje pozitive nga koha ime me Ellen & në @theellenshow. Mendoj se të gjithë kemi qenë dëshmitarë të luftës së saj të vazhdueshme për barazi që ka sjellë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco