‘Gjithkush ka të drejtë të infektohet’, Vesa Luma reagon ashpër ndaj IKShPK-ës

‘Gjithkush ka të drejtë të infektohet’, Vesa Luma reagon ashpër ndaj IKShPK-ës

11:20, 04/08/2020
A+ Aa A-

Vesa Luma u zgjua këtë mëngjes me kureshtjen për të lexuar të dhënat më të fundit të situatës me koronavirusin në Kosovë.

Por një gafë i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka rënë në syrin e këngëtares, e cila më pas ka reaguar me një postim në Instagram.

Dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në një postim kishte shkruar: “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”.

Kjo fjali e pavend vinte pas idesë se virusi nuk zgjedh askënd, as moshë e as racë apo gjini.

Kjo ngatërresë ka bërë që Vesa të mos e lërë pa një reagim, tani që informacionet për koronavirusin dhe vëmendja e tyre është më e madhe se kurrë më parë. 

“Zgjohet njeri me shpejtësi me pa situatën në faqen zyrtare, dhe del kjo. Çfarë dreqin!”, shkruan këngëtarja.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco