Modelja e njohur dhunohet nga rojet e sigurimit në Izmir

Modelja e njohur dhunohet nga rojet e sigurimit në Izmir

10:56, 03/08/2020
A+ Aa A-

Modelja e njohur ukrainese Daria Kyryliuk me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka treguar se është dhunuar nga rojet e sigurisë në Izmir teksa ishte me pushime.

 Në foton e publikuar ku duken qartë shenjat e dhunës në fytyrë, ajo shkroi në katër gjuhë:

'Nuk mund të hesht pasi dua të tregoj historinë se çfarë me ndodhi mua, të dashurit tim dhe grupit tonë. Ne u goditëm nga siguria e plazhit ‘Momo beach’ ( Çesme, Turqi). Katër vajzat u grushtuan në fytyrë ( përfshirë dhe mua) ndërsa djemtë u lënduan keq. Raportuam në mënyrë të hollësishme në polici. Nuk duhet të mbyllim sytë nga ajo që na ndodhi dhe të ndalemi në dhunën ndaj gruas. Ju kërkoj miqve të mi që ta shpërndajnë sa më shumë këtë histori’.

Image

Ky veprim është dënuar gjithashtu dhe nga mikja e saj modelja e njohur turke Seyma Subasi e cila shkroi në  rrjete sociale:

'Më vjen shumë keq, jam me të vërtetë e tronditur. Uroj që vendet e argëtimit t'u kushtojnë vëmëndje jo vetëm parave që fitojnë por edhe mënyrës se si i trajtojnë njerëzit.

Policia ka nisur një hetim në lidhje me çështjen e denoncuar nga modelja.

Seyma Subasi Image

 Daria KyryliukImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco