Horoskopi i muajit gusht nga Meri Shehu: Astrologia tregon datat kur duhet të jemi të kujdesshëm

Horoskopi i muajit gusht nga Meri Shehu: Astrologia tregon datat kur duhet të jemi të kujdesshëm

09:23, 03/08/2020
A+ Aa A-

Ditën e djeshme astrologia e njohur Meri Shehu ka publikuar horoskopin e muajit gusht.

Në vija të përgjithshme Meri shkruan:

 Muaji Gusht 2020 fillon fuqishem me nje katerkendesh midis Diellit ne Luan dhe Uranit ne Dem.
Nje perballje TITANESH do ta cilesoja kete dhe askush nuk fiton por vejen nje ndryshim per te gjithe te fortet e pushtet apo biznesit.

Ky ndikim do jete i fuqishem ne shenjat e Luanit Akrepit Ujorit dhe Demi. Ne dt 3 do kemi Henen e plote ne Ujor.

Perseri ky reflektim i plote do tentoj te nxjerre ne drite ceshtje te medha sociale por edhe mund te radikalizoj rryma te forta antinjerezore.

Ujoret vete do ndjehen romantik dhe me deshiren per te treguar realitetin e tyre zbuluar. Ne dt 4 nje nervozizem i ngecur e i pazgjidhshem ne probleme do vij si rezultat i katerkendeshit midi Marsit ne Dash dhe Jupiterit ne Bricjap.

Kete dite do ishte mire te shmangnit sherret dhe perballjet si dhe aksidentet. Ketu me te prekur nga ceshtjet ligjore apo lufta per dominance do jene Dashet Gaforret Peshoret dhe Bricjapet.

Mund te presim ndryshime ne menyren e te menduarit ne dt 5 me futjen e Merkurit ne Luan qe dokerkoj pak me shume madheshti dhe plane me madheshtore.

Futja e Aferditen en Gaforre ne dt 7 do na beje me te ndejshem me familjar dhe me delikate ne kerkim te dashurise dhe ngrohtesise.

Shenjat e Akrepit Peshqve dhe Gaforret do jene me te privilegjuara ne aspektin ekonomik e erotik. Por nuk duhet te harrojme kundershtimet e medha qe do kete Aferdita me planetet ne Bricjap qe do tregojne shpeshhere shume veshtiresi ne jeten erotike apo ne lidhje. Madje do degjojme ndarje e humbje te konsiderueshme apo largime te njerzve te afert.

Tradhetite nuk do mungojne kur aferdita te perballet me Plutonin sidmos ne dt 25 dhe 30 Gusht. Pikerisht dt 30 Gusht mund e behet nje kurth genjeshtarsh per cdo fillim te ri pune apo biseda e marreveshje biznesi.

Dt 16 dhe 17 do jene te rendesishme dhe pozitive per bisedime marreveshje dhe biznes. Pasi Dieli ne Luan do beje lidhje te mira me Marsin ne dash dhe Merkurin.

Dt 18 do jete shume pozitive ne planifikimet ekonomike apo ne lidhje ne cift pasi Aferdita ne Gaforre do lidhet shume bukur me Uranin ne Dem.

Dt 27 do kete nje rendesi te vecante dhe do jete shume romantike pasi Aferdita ne Gaforre do beje nje trekendesh te bukur me Neptunin ne Peshk.

Dt 10 dhe 13 do jene shume te ngarkuara dhe nervoze ku asgje nuk do shkoj ashtu si duhet dhe anatgonizmat dhe nervat do krijojne probleme te medha.

Dt 19 Me hene e re ne Luan ndoshta do kerkojme gezimin dhe do jemi me optimist dhe me deshiren per te defryer dashuruar dhe rene ne sy.

Shkelqimi do shoqeroj kete dite ne vecanti. Gushti do nxjerri ne drite me mire se cdo muaj i ketij viti Humbjen dhimbjen dhe fitoren per seicilin nga ne.

Dashi
Muaji Gusht do jetë  një muaj që mund t’ju fuse në autostradë pas disa vitesh nëpër rrugica të ërrta dhe rrugë fshati të humbura nëpër fusha pa kuptim. Ka ardhur momenti të bëheni dikush apo të tentoni.

Demi
Përballja e Uranit me Diellin do sjell që në fillim të muajit një tablo shumë të fuqishme por që duhet ta mbushni vetë. Ky krijim në një situatë të papritur do përcaktoj ecurine tuaj. Është si të keni prishur një vepër arti dhe tani ju duhet të bëheni artist që ta rregulloni apo kopjoni. Origjinali gjithsesi humb.

Binjaket
Edhe pak ditë dhe do kërkoni që atë që keni mbjellë për disa muaj me Afërditën në shenjën tuaj ta korrni apo ti merrni frytet. Do keni mundësi të merrni dhe fitoni por edhe shumë përballje tradhëti e probleme me ligjin nuk do mungojnë.

Gaforrja
Ka ardhur koha të bëheni të ndjeshëm të ktheheni në shtepi pas një periudhe jete të fshehtë apo të ftohtë ndaj njerzve të afërt. Çdo kthim ka edhe vështirësi edhe humbje. Kthimi i Odiesut do ta quaja unë kthimin tuaj këtë muaj por me luftë me perballje dhe humbje në tokë të vete.

Luani
E filloni muajin gusht me vrullin e Diellit në shenjën tuaj por e keqja dhe përballja ju vjen nga Urani që nuk dëshiron pushtetin tuaj. Kujdes në çështje të Demit që janë pronësia lidhjet e qëndrueshme ushqimi të cilat duket se ju vihen përball shkëlqimit tuaj. Nga dt 19 fillon një periudhë më e mirë për ju për fillime të reja në jetën personale pas nje ndarje apo tradhëtie që do përjetoni.

Virgjeresha
Ne dt 20 Gusht Mërkuri do futet në shenjën tuaj dhe mund të çliroheni në kominikim apo të dini çfarë po ndodh rreth jush. Deri atëhere do keni shume prapaskena plane të fshehta dhe manaxhimin tuaj ekonomik e merr në dorë dikush më i fuqishëm se ju. Do humbni pak nga shkëlqimi juaj në karriere dhe do ju duhet të bëni leshime e marrëveshje që të gjeni mbështetje.

Peshorja
Ky muëj fillon me tendencen tuaj për pretendime në lidhje me ekonominë punën dhe do kërkoni shumë sqarime duke u bërë pjesë shpeshherë e debateve te ndryshme. Dt 16, 17 dhe 18 mund të jenë produktive në ecurinë tuaj si edhe dt 25 në çështje invesitmi e jetë personale.

Akrepi
Në luftën e titanëve ju do jeni prezent pasi jeni Titan. Përballjet dhe ndryshimet do vijnë dhe në karrierë, në çift dhe në familje. Rëndësi ka që gjërat tentojnë drejt një shkëlqimi duke larguar frikën dhe dyshimet se do ndodh një ndryshim i madh. Ndryshimet do ndodhin dhe ju duhet të jeni gati. Në dt 19 mund të filloni një punë të  re por do keni një jetë erotike të këndshme dhe romantike në dt 18 dhe 27 Gusht.

Shigjetari
Mbas dt 20 Gusht do flisni me konkretisht dhe me praktikisht për pozicionin tuaj apo për një ofertë të mirë pune. Ndërkohe që pas dt 7 do merreni me ekonomine dhe paratë që duhet të fitoni nga të tjerët apo nga bashkëpunimet apo nga një ndarje apo nga partenri juaj. Normal që do keni probleme nga dt 30 me humbje ekonomike apo tradhëti në jetën personale. Por në përgjithësi gushti ju gjen me optimist.

Bricjapi
Vetëm përballje sqarime rregulla dhe aspak tolerancë nga ana juaj në lidhje me këdo që ju afrohet apo do  të dojë  të bashkëpunoj me ju. Në disa raste të tjeret ju marrin sharmin dhe mundësit dhe ju nuk do vononi të kundërveproni me rregulla duke i zvogeluar shanset  e të tjerëve. Gjithë muajin e keni me përballje .Vetëm në dt 3 mund të shihni ndonjë lajm të mirë ekonomik.

Ujori
E filloni shume fuqishëm muajin gusht. Hëna e plotë në shenjën tuaj do ju ndriçoj mendjen dhe rrugët në përgjithesi. Moment romantik ky i juaj por nuk duhet ta humbisni vëmedjen pasi Dielli është ne kundërshtim me shenjën tuaj dhe kërkon t’ju marrë shkëlqimin dhe drejtimin. Do favorizoheni në fillime të reja marrëdhëniesh në dt 19 dhe në jetën e përditshme do keni me shumë familjaritet flirte dhe lidhje sentimenatle sidomos në punë ku këto mund të kthehen në problem më vonë pasi do quhen tradhëti apo pasione të egra

Peshqit
Nëse do qëndroni në bregun tuaj dhe do levrini në kufijtë e sigurisë mund të themi që Dielli i Gushtit nuk do ju djeg lëkurën tuaj delikate duke ju krijuar probleme psikologjike dermatologjike apo sentimentale. Afërdita në Gaforre ju takon me dikë të dashur dhe ju frymëzon në dashuri. Mos bini preh e pasionit të shpejt me dikë që nuk e njihni apo që jeton larg pasi mund të tradhëtoheni në fund te muajit. Një lajm pune vjen pas dt 19 Gusht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco