Nuk e prisnim: Sadna bën deklaratën e papritur për Alekun

Nuk e prisnim: Sadna bën deklaratën e papritur për Alekun

08:11, 03/08/2020
A+ Aa A-

Aktorët indianë, Sara Khan dhe Angad Hasija janë bërë shumë të njohur për publikun shqiptar, nga seriali "Bidaai".

Dyshja ishin në rolet e Alekut dhe Sadnës dhe rrëmbyen zemrën e të gjithëve.

Në jetën reale, Sadna dhe Aleku gëzojnë një raport shumë të veçantë me njëri-tjetrin.

Dy aktorët janë miq të ngushtë dhe shihen pothuajse kudo bashkë.

Mirëpo, jo gjithmonë marrëdhënia e tyre ka qenë e tillë.

Në një intervistë për mediat indiane, Sadna ka treguar se dikur ajo dhe Aleku nuk kishin aspak simpati kundrejt njëri-tjetrit.  

“Ne të gjithë kemi mbetur miq të ngushtë. Por veçanërisht me Angadin kalojmë kohë shumë të mirë. E çuditshme është që unë dhe Angad nuk kemi i kemi pasur marrëdhëniet e mira dikur. Nuk e pëlqenim njëri-tjetrin. Nuk kishim arsye, por me kalimin e kohës filluam të afroheshim dhe u bëmë miq të mirë”, është shprehur ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco