Trump do të ndalojë aplikacionin kinez TikTok për një arsye të vetme

Trump do të ndalojë aplikacionin kinez TikTok për një arsye të vetme

12:14, 01/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti Trump sërish së fundmi ka deklaruar se do të mbyll aplikacionin kinez TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai deklaroi para gazetarëve se mund të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv ditën e sotme.

E gjitha kjo pasi zyrtarët amerikan të sigurisë kanë shprehur shqetësimin se aplikacioni që është në pronësi të firmës kineze ByteDance mund të përdoret për të mbledhur të dhënat personale të amerikanëve.

Por aplikacioni që po rritet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës ku deri tani ka 80 milion përdorues i ka mohuar këto akuza.

Microsoft thuhet se ka qenë në bisedime për të blerë aplikacionin nga ByteDance, një operacion të cilin Trump e ka kundërshtuar me vendosmëri. 

Gjithashtu një zëdhënës i TikTok nuk pranoi të komentojë mbi ndalimin e zhurmshëm të zotit Trump, por u tha mediave amerikane se kompania është e sigurt në suksesin afatgjatë të TikTok në SH.B.A.

Masa për të ndaluar TikTok vjen në një kohë të tensioneve midis administratës Trump dhe qeverisë kineze për një numër çështjesh, duke përfshirë mosmarrëveshjet tregtare dhe për shpërthimin e koronavirusit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco