Michelle Obama tregon se çfarë e bëri të dashurohej me Barack Obama, ish-presidenti ia kthen me shaka

Michelle Obama tregon se çfarë e bëri të dashurohej me Barack Obama, ish-presidenti ia kthen me shaka

20:31, 31/07/2020
A+ Aa A-

Michelle nisi podcast-in e saj këtë javë dhe i ftuari i parë ishte bashkëshorti i saj, Barack Obama.

Gjatë bisedës, Michelle shpjegoi se ishte sensi i empatisë për komunitetin, që e bëri avokaten e re të ndjente për të.

“Një nga arsyet që u dashurova me ty është sepse ti udhëhiqesh nga parimi se ne jemi përgjegjës të vëllezërve dhe motrave tona. Dhe unë kështu u rrita. Mund të them se familja, lagjja ime, nocionet e komunitetit ku u rrita, formuan pikëpamjet dhe zgjedhjet që unë bëra në jetë dhe ndjeja se e njëjta gjë kishte ndodhur dhe me ty”, u shpreh ish-zonja e parë.

Barack, i cili njihet për batuat e tij iu kthye duke thënë: “Nuk qenka vetëm pamja ime e jashtme. Në rregull, s’ka problem”.

Autorja e “Becoming”, shton se ka qenë koha që kanë shpenzuar bashkë, që iu ka dhënë mundësinë për të folur për vizionin e tyre të përbashkët rreth së ardhmes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco