Çifti i njohur në listën e të ftuarve special për dasmën e djalit të David Beckham

Çifti i njohur në listën e të ftuarve special për dasmën e djalit të David Beckham

16:23, 31/07/2020
A+ Aa A-

Princi Harry dhe Meghan Markle kryesojnë në listën e mysafirve për martesën e Brooklyn Beckham me Nicola Peltz.

Princi Harry dhe Meghan Markle mendohet se janë në krye të listës së të ftuarve për martesën e Brooklyn Beckham me Nicola Peltzm shkruan DailyMail.

Prindërit e dhëndrit David, 45 vjeç, dhe Victoria, 46 vjeçe, janë miq të mirë me çiftin mbretëror, madje morën pjesë në martesën e tyre në Windsor Castle në maj 2018.

Edhe pse djali i tyre, 21 vjeç, vetëm njoftoi fejesën e tij më 11 korrik, mendohet se ata duan të caktojnë një datë sa më shpejtë dhe të sigurohen që Harry dhe Meghan të jenë aty.

Një burim tha “Dasma e Brooklyn do të jetë një nga dasmat me yje të të gjitha kohërave falë lidhjes së prindërve të tij”.

“Princi Harry dhe Meghan janë në krye të listës për shkak se janë miq me David dhe Victorian, andaj pjesëmarrja e tyre do ta bënte ditën edhe më të veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco