Të jetë kjo arsyeja/ Ja pse Baris Arduç dhe Gupse Ozay u martuan aq shpejt

Të jetë kjo arsyeja/ Ja pse Baris Arduç dhe Gupse Ozay u martuan aq shpejt

14:48, 31/07/2020
A+ Aa A-

Dy ditë më parë aktori i njohur turk Baris Arduç i dha fund beqarisë me një ceremoni private me partneren e tij Gupse Oazy.

Gupse dhe Baris u martuan në Ceshme aty ku dhe çifit po kalojnë pushimet.

Të ftuar në dasmën e tyre ishin vetëm 5 persona për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në sy ra thjeshtësia e nuses e cila kishte veshur një fustan të shkurtër të bardhë dhe një makeup minimalist dhe vulën e vuri me atletet që kishte veshur.

Image

Por nuk ishte vetëm veshja e nuses që ra në sy çifti befasoi dhe me shpejtësinë e vendimit, organizimin dhe vetë aktin e dasmës.

Kjo për faktin se çifti vendosi të martohej pa asnjë njoftim dhe për një periudhë shumë të shkurtër.

Por ditën e djeshme është mësuar se Guspe është në një pritje të ëmbël prandaj dhe gjërat ndodhën aq shpejt.

E në lidhje me këtë lajm çifti nuk ka reaguar dhe po vazhdojnë pushimet e tyre të qeta.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco