Mbeti pa para dhe të dashur në Amerikë, Trejsi Sejdini tregon arsyen e kthimit në Shqipëri

Mbeti pa para dhe të dashur në Amerikë, Trejsi Sejdini tregon arsyen e kthimit në Shqipëri

12:25, 26/07/2020
A+ Aa A-

Trejsi Sejdini është kthyer tashmë në Shqipëri pas një periudhë qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-miss “Universe Albania” ndodhet me pushime në Jug, nga ku poston foto provokuese dhe në një intervistë për “Vizioni i pasdites”, tregoi se kush e fotografon në mënyrë që të kuptohet nëse pas pozave hot fshihet ndonjë partner i ri.

“Tani kam mamin që m’i ka qa nja dy foto dje, po kam edhe Klevin, fotografin tim që rri gjatë gjithë kohës me mua”, u shpreh ajo. Ndërkohë, në rrjetet sociale nuk kanë munguar pyetjet e ndjekësve se cila është arsyeja që Trejsi e la Amerikën, ku shkoi për t’u përfshirë në ndonjë projekt të rëndësishëm si modele.

Trejsi hapi shfaqjen e Raul Penaranda, duke prezantuar koleksionin e 21-të të markës, ku u pa të dilte në pasarelë e veshur me një fustan të zi, momente të cilat i shfaqi me disa foto në “Instagram”.

E menjëherë pas largimit, Trejsi ra në sy edhe të supermodeles me famë botërore, Gigi Hadid.

Me largimin nga Shqipëria, Trejsi la pas jetën e saj gjithë telashe me të dashurin problematik, për të filluar një jetë të re në SHBA. Kujtojmë që ajo u përfshi në një skandal policor, pasi ish-i dashuri i saj, Leonard Duka, (tashmë në kërkim), vrau ish-efektivin Santiago Malko.

Gjatë një interviste në “RTV Ora”, ajo foli për jetën e saj private dhe u shpreh se momentalisht ishte single, duke deklaruar kështu ndarjen nga i dashuri i saj në arrati, Duka.

Për shkak të historisë së saj me një prej kokave të bandave, ajo sot është një emër mjaft i lakuar edhe në median rozë. Por ndërsa mbylli këtë kapitull, për të nisur një të ri jashtë Shqipërisë i duheshin shumë para. Me sa duket, pas atij projekti të vetëm, edhe për shkak të stopimit të eventeve për shkak të pandemisë, Trejsi e tregoi vetë se u gjend në një situatë të vështirë ekonomike në SHBA.

Me anë të një video live në “Instagram”, ajo deklaroi se nëse në SHBA nuk punon, nuk arrin do të jetosh.

“Sa të mësohesh. Tani që është kjo karantina se mërzitëm në shtëpi vetëm. Por këtu ke ku me dalë, kur ke njerëz që takon, del e bën. Unë më përpara kur kisha jetë normale, dilja pothuajse përditë që pija ndonjë gjë. Nuk është se mërzitesh. Bën punë gjithë ditës dhe kur ke me çfarë të merresh, ikën dita dhe nuk kuptohet. Kur nuk ke me çfarë të merresh, nuk jetohet. Jo vetëm për të ardhura, për mundësi, por nuk jetohet. Ç’do bësh? Nuk ka kohë të merret kush me ty, me pi kafe në Bllok, se të gjithë kanë punët e veta”, u shpreh Trejsi. E, sipas njerëzve pranë saj, kjo ka qenë edhe arsyeja e rikthimit në Shqipëri, mungesa e një partneri dhe kryesorja mungesa e parave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco