Albana Osmani përcjell me lezet komentuesit serb të revoltuar: Kosova është Kosovë...

Albana Osmani përcjell me lezet komentuesit serb të revoltuar: Kosova është Kosovë...

11:18, 20/07/2020
A+ Aa A-

Postimi i fundit i Dua Lipës  bërë krenar të gjithë shqiptarët por ndërkohë revoltoi sërbët.

Image

Të revoltuar, serbët vërshuan në profilin e këngëtares me komente “Kosova është Serbi”, ndërkohë që figura të njohura të shoëbiz-it shqiptar mbështetën Duan.

Njëra prej tyre ishte moderatorja Albana Osmani, të cilës nuk i kanë pushuar mesazhetnë inbox nga serbër pasi ka komentuar, duke u shprehur se Kosova i përket territorit të tyre.

Kështu, moderatorja i ka mbyllur gojën me lezet duke u shprehur se s’mund ta ndryshojnë historinë, pasi Kosova s’i ka përkitur kurrë territorit të tyre.

“Largohuni paqësisht nga profili im. Nuk mund ta ndryshoni historinë. Kosova është Kosovë dhe është zemra e Shqipërisë. Me mirësjellje po ju kërkoj të mos më shkruani më mesazhe. Vetëm në rast se dëshironi të blini një nga çantat ‘Reine Ana’. Do të ishte mrekulli. Mund t’i porosisni online në ‘link in bio’. Kalofshi mirë. Është 2020 dhe ka marrë fund: Kosova është Kosovë, Kosova i përket Kosovës”- i është përgjigjur ajo.

Tu i percjell me lezet . Se na pushtuan inbox. Nga nje koment qe beme tek Dua Lipa . Kta te blejne nga nje cante ate te bejne    “- ka shtuar Albana në postim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco