Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Postimi i fundit i Dua Lipës do të bëjë krenarë të gjithë shqiptarët

Postimi i fundit i Dua Lipës do të bëjë krenarë të gjithë shqiptarët

09:57, 20/07/2020
A+ Aa A-

Postimi i fundit i këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka shkaktuar jo pak zhurmë në rrjetet sociale.

Lipa ka publikuar një foto të flamurit të Shqipërisë, bashkangjitur me dy figurat historike të vendit tonë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

“Autoktonë, mbiemër. Të një vendi të banuar. Indigjenë të vendosur në vend përpara zbritjes së migrantëve ose kolonistëve”, ka shkruar Lipa krah postimit të fundit në ‘Instagram’.

Me siguri ky postim do të vazhdojë zhurmën e nisur disa ditë më parë pasi shumë njerëz i janë kthyer kundër “Apple” për shkak se harta e tij nuk e ndan Kosovën nga Serbia.

Mes tyre ka reaguar edhe këngëtarja e famshme, Dua Lipa.

Ajo i është bashkuar peticionit me 11 mijë firma të mbledhura deri tani.

Ky veprim solli një sërë reagimesh të tjera në rrjet, përfshirë këtu dhe atë të këngëtares serbe, Jelena Karleusa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco