Belinda Dragoti: Rinia shqiptare është shumë e cekët...

Belinda Dragoti: Rinia shqiptare është shumë e cekët...

08:34, 20/07/2020
A+ Aa A-

Belinda Dragoti e cila është një nga modelet më simpatike në Shqipëri, është bërë së fundmi pjesë e emisionit veror “Ora Verore”.

Gjatë një interviste të realizuar nga gazetari Ronaldo Sharka, Belinda ka treguar edhe një herë se përveç bukurisë që ajo gëzon, është edhe një vajzë shumë inteligjente, puntore dhe me shumë synime pavarësisht moshës së saj. 

I pyetur nga gazetari se çfarë e shqetëson më shumë në Shqipëri, Belinda është shprehur se rinia e sotme shqiptare është e cekët dhe lë shumë për të dëshiruar.

‘Më thuaj diçka që ty të shqetëson në Shqipëri’ ishte pyetja që i drejtoi gazetari, Belindës.

Belinda Dragoti: Ajo që më zhgënjen më tepër është situata që është dhe si do bëhet më vonë. Më saktë rinia, i drejtohem më tepër moshës sime, shoh një cektësi në mënyrën si jetojnë, në mënyrën si mendojnë, në synimet që kanë. Unë që në një moshë të vogël i kam parë gjërat më thellë, domethënë punon drejt qëllimit tënd, angazhohesh në mënyra të tjera, fokusohesh më shumë tek vetja jote. Rinia e sotme është e fokusuar në disa gjëra shumë të cekta, qoftë në ambiente argëtimi siç jemi ne këtu.

Na mungon që të shkojmë diku dhe të shikojmë njerëz që kërcejnë pa komplekse, që kënaqen. Shikon rini të impostuar, të veshur që vetëm rijnë dhe tregojnë një fasadë të vetes së tyre kudo që shkojnë me të njëtin qëndrim. Tek rinia shqiptare është diçka që nuk e shoh vetëm unë, por lë shumë për të dëshiruar se si e jetojnë dhe e mendojnë jetën e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco