Beren Gokyildiz rikthehet në televizionet shqiptare me një serial të ri

Beren Gokyildiz rikthehet në televizionet shqiptare me një serial të ri

22:57, 19/07/2020
A+ Aa A-

Aktorja turke Beren Gokyildiz tashmë është një nga vogëlushet më të dashura për publikun. Atë e kemi parë në fillim në rolin e Melekut në serialin “Nënë” dhe më pas në rolin e Ojkysë në serialin “Bija ime”.

Të dy këto seriale patën shumë sukses si në Turqi, edhe në vendin tonë ku u transmetuan në TV Klan. Shumë shpejt Beren do të rikthehet sërish në ekranin tonë me një serial të ri. Këtë e ka konfirmuar vetë drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani.

Së fundmi Beren ishte pjesë e një emisioni ku u fol rreth serialeve të reja dhe aktorja njoftoi se së shpejti do e shohim në një serial me titull “Kimsesizler”. Ky serial do të transmetohet gjithashtu edhe në TV Klan, siç bën të ditur Albert Dumani.

“Së shpejti, qëndroni me ne”-shkruan Alberti krah postimit duke konfirmuar kështu se seriali i ri turk do të mund të ndiqet edhe nga publiku shqiptar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco