4 muaj pas ardhjes në jetë, aktorja e njohur turke pozon me vogëlushen e saj

4 muaj pas ardhjes në jetë, aktorja e njohur turke pozon me vogëlushen e saj

20:52, 19/07/2020
A+ Aa A-

Në mars të këtij viti aktorja e njohur turke Amine Gulse u bë nënë për herë të parë nga martesa me futbollistin gjerman Mesut Ozil. Amine solli në jetë një vajzë të cilën ç ifti e pagëzoi me emrin Eda. Pas lindjes ç ifti postuan një foto ku shfaqeshin me vogëlushen e tyre në krahë.

Më pas ata vendosën të ruajnë privatësinë e të voglës duke mos postuar më në rrjete sociale. Megjithatë së fundmi Amine e ka thyer këtë rregull. Aktorja ka postuar disa foto nga dasma e vëllait të saj dhe në disa prej tyre shfaqet edhe me vajzën.

Amine dukej shumë elegante e veshur me një fustan të gjatë, teksa vogëlushen e kishte veshur me fustan të bardhë. Aktorja pozoi me vëllain, nusen e tij dhe vogëlushen Eda teksa në foto mungonte Mesut Ozil. Amine u kujdes që vajzës t’ja mbulonte fytyrën me zemra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco