Ejlyl shkatërrohet nga veprimi që bën Kemali, nesër në ‘Lule të vetmuara’

Ejlyl shkatërrohet nga veprimi që bën Kemali, nesër në ‘Lule të vetmuara’

18:43, 16/07/2020
A+ Aa A-

Neriman shkon në dyqanin e fustaneve dhe prezantohet me nënën e Toprakut. Neriman mban anën e Ferides ndërsa nëna e Toprakut nuk pëlqen asnjërin fustan që provon Ferideja. Feride zgjedh një fustan princeshash por sërish vjehrra e saj mbetet e pakënaqur.

Kemal vendos të shesë të gjithë orenditë e shtëpisë. Meral përballet me bashkëshorten e Ihsanit. Kjo e fundit e pyet nëse është e vërtetë që Ihsan e ka vrarë nënën e saj. Meral e pohon dhe i thotë se dëshironte shumë të hakmerrej.

Songyl i kërkon Nerimanit leje që vajzat të shkojnë në festën e ditëlindjes së Serkanit. Neriman pranon me kusht që ato të shoqërohen nga Hedija. Kader përpiqet ta ndihmojë Banun duke i dhënë kursimet e saj por Banu nuk e vlerëson dhe madje i bërtet.

Ejlyl shkon në shtëpi dhe shkatërrohet kur sheh orenditë në rrugë. Ejlyl së bashku me Songylin dhe Kaderin shkojnë në festën e ditëlindjes së Serkanit. Banu fotografon veten fshehtas me Ekremin dhe foton ia dërgon Selenit. Nazan turpëron Defnen para shokëve në festën e ditëlindjes./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco