Djali i Will Smith në plazh me modelen e njohur

Djali i Will Smith në plazh me modelen e njohur

18:14, 16/07/2020
A+ Aa A-

Jaden Smith u pa në plazh bashkë me Kendall Jenner, pas rrëfimit të nënës së tij, Jada Pinkett Smith për ‘aferën’.

Djali i Will dhe Jada Pinkett Smith, Jaden, 22 vjeç, u pa në plazh bashkë me Kendall Jenner pas rrëfimit të nënës së tij se kishte patur një “lidhje”, shkruan TheSun.

Aktorja, 48 vjeçe, zbuloi se kishte qenë në një aferë me August Alsina pasi ajo dhe Will u ndanë fshehurazi disa vjet më parë.

Jaden dukej se i duhej të dilte nga shtëpia pasi nëna dhe babai i tij kanë folur për marrëdhëniet e Jadës me reperin.

Aktori i “Karate Kid”, i cili ishte i veshur me një kostum banje të purpurt dhe të ndritshëm rozë, e kaloi të dielën në një plazh në Malibu me miqtë më të mirë Kendall Jenner, yllin e Disney, Moises Arias dhe Harry Hudson.

Ai gjithashtu dukej se ishte mirë dhe po relaksohej me shoqëri. Kendall kishte veshur kostum larjeje mahnitës me ngjyrë vjollcë, në të cilin tregoi figurën trupore.

Fytyrën e kishte mbuluar me një kapele, për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit.

Kjo paraqitje e Jaden vjen pak ditë pasi prindërit e tij zbuluan se ishin ndarë për ca kohë disa vjet më parë.

Ndërsa, Jada tha se e kishte tradhtuar atë me reperin August Alsina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco