Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pas mbytjes së saj në liqen, ish- bashkëshorti i aktores po përjeton makth

Pas mbytjes së saj në liqen, ish- bashkëshorti i aktores po përjeton makth

14:42, 16/07/2020
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Naya Rivera u zhduk në 8 korrik ndërsa shëtiste me djalin e saj 4-vjeçar Josey.

Kërkimet për të nisën pasi djali u gjet në gjumë i vetëm në një varkë në mes të liqenit. Në atë moment nuk kishte asnjë gjurmë të aktores. Ai tha që nëna e tij nuk u kthye më në varkë kur shkuan për të notuar.

Trupi i saj u gjet i pajetë në Liqenin Piru të Kalifornisë, ndërsa autopsia konfirmoi se trupi ishte i saji ndërsa vdekja ishte aksidentale.

“Gjetjet e autopsisë përshtaten me mbytjen dhe gjendja e trupit është në përputhje me kohën kur ajo ishte zhytur. Në autopsi nuk u identifikuan lëndime traumatike ose sëmundje. Nuk ka asnjë indikacion nga hetimi apo ekzaminimi që droga ose alkooli luajtën një rol në vdekjen e saj, por ekzemplarët do të dorëzohen për testimin e toksikologjisë”- thuhej në autopsi.

Ish-bashkëshorti i aktores dhe babai i fëmijës, Ryan Dorsey, është i shokuar nga kjo ngjarje.

Ai është shprehur se po përjeton një makth dhe ka kaq ditë pa gjumë. Dorsye nuk e imagjinon dot të birin e tij të rritet pa nënë, duke e cilësuar këtë situatë tepër shkatërruese.

Aktorja dhe ish-partneri u divorcuan në vitin 2018, pasi Rivera kishte aplikuar më herët për t’i dhënë fund martesës në vitin 2016.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco