Artistja e njohur i kthehet publikisht Labinot Tahirit që tha se ‘virusi është gënjeshtër’

Artistja e njohur i kthehet publikisht Labinot Tahirit që tha se ‘virusi është gënjeshtër’

10:59, 16/07/2020
A+ Aa A-


Pak kohë më parë, deklarata e Labinot Tahirit për koronavirusin që është “një gënjeshtër” bëri bujë në media dhe jehona e saj vijon edhe sot e kësaj dite, kur Kosova dhe Shqipëria po përballen me një numër të madh të infektuarish dhe viktimash në ditë.

Dhe ja pak më parë, Arta Jashari, soprano dhe vajza e Baki Jasharit, kompozitor i njohur në Kosovë, ka reaguar publikisht për të atin që është infektuar nga virusi dhe i ka drejtuar edhe një mesazh Labit.

Përmes një postimi në Facebook ajo i vërteton këngëtarit Labinot Tahiri se virusi jo vetëm që nuk është gënjeshtër, por prek dhe njerëzit pranë teje, duke u rrezikuar jetën atyre.

Arta ka treguar se po kujdeset për të atin dhe po lyp për insulinë, për të cilën ka nevojë babai i saj në këto momente.

“Hajde Lab, ma këndo ndonjë këngë se kjo është jeta ime që 3 javë. Edhe unë jam solokëngëtare/muzikante, sikur ti – veç me 3 diploma, 2 prej tyre evropiane. E kam lënë karrierën në Berlin për të kontribuar për Kosovën. Sonte kam dalë me lypë një copë letre për të siguruar insulinë për drejtorin, dirigjentin, kompozitorin, Baki Jashari – babain tim, si qytetar i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco